Euro 2024| Austria e Belgjika luajnë për kreun, Franca sfidohet nga tulipanët
E premtja vijon me 7 përballje interesante në kualifikueset e Euro 2024, ndërsa spikat supersfida që luhet në Amsterdam, mes Holandës vendase dhe Francës. Tulipanët ndeshen me një ndër skuadrat më të forta të botës së futbollit aktualisht, të cilët kanë grumbulluar 15 pikë në 5 ndeshje të luajtura. Në anën tjetër, Holanda renditet në vendin e dytë në grupin B, po aq sa Greqia që renditet e treta. Ndeshja e parë mes tyre është mbyllur në shifrat 4-0 në favor të gjelave.
Në këtë grup luhet dhe përballja mes Irlandës dhe Greqisë. Në grupin J, Portugalia e yjeve po ashtu ka një ecuri fantastike në këto eleminatore, duke llogaritur këtu dhe nivelin e skuadrave të tjera. Në mbrëmje përballet me vendin e dytë Sllovakinë, ndërsa surprizë konsiderohet dhe Luksemburgu i vendit të tretë. Këta të fundit luajnë në transfertën e Islandës, ndërsa Bosnia udhëton drejt Lihtenshtajnit.
Në grupinb F, Austria sfidon Belgjikën për vendin e parë, ndërsa të dyja skuadrat nuk kanë asnjë humbje deri më tani në këtë rrugëtim. Përballja e poarë mes tyre u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa në po të njëjtin grup Estonia përballet në shtëpi me Azerbajxhanin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Supergol i Asanit/ Shpërthen festa në Air Albania, Shqipëria në avantazh
- Shqipëria fitore spektakolare kundër Çekisë, me një “këmbë” në Euro 2024
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë