Eurodeputeti bullgar trondit Parlamentin Europian: Vuçiç diktator!

11 Maj 2023 | 09:44

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Xhjambaski ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është një diktator me aleanca të dyshimta.

Xhjambaski gjatë një seance në Parlamentin Evropian është shprehur se, Serbia nën drejtimin e Vuçiçit është pasardhëse e Jugosllavisë së Titos dhe Sllobodan Millosheviçit.

“Serbia e Vuçiçit nuk është gjë tjetër veçse një shtet pasardhës i Jugosllavisë së Titos dhe Millosheviçit dhe nuk meriton asnjë njohje. Vuçiç defakto është një diktator me aleanca të dyshimta dhe ai duhet të mbahet përgjegjës”, tha eurodeputeti bullgar.

Deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kanë kërkuar që raporti të përfshijë “shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim”, duke shtuar rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 vjet burg në Rusi.

Gjatë debatit në PE u dëgjua nga disa deputetë që Serbia po e bën të kundërtën, se në vend që të rrisë përshtatjen me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, po e zvogëlon atë duke mbrojtur Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe...
19:43 | 30/06/2026

Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas incidenteve të shënuara këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit të...
19:26 | 30/06/2026