Europa League | Barcelona kundër Man United, Juventus kërkon kualifikimin në Francë
Manchester United dhe Barcelona përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme në teatrin e ëndrrave, teksa vetëm njëra prej tyre do të kalojë në fazën çerekfinale.
Llogaritë janë të hapura, pasi përballja e luajtur në Spanjë u mbyll në barazimin 2-2. Problemi i vetëm mbeten dëmtimet, Eriksen, Martial dhe Van de Beek tek djajtë e kuq dhe Gavi, Dembele e Pedri për katalanasit.
Europa League vjen me disa përballje interesante, si Nantes-Juventus, Monaco-Leverkusen apo Roma-Salzburg, ku kualifikimi mbetet i hapur në të gjitha këto sfida. Bardhezinjtë e Juventusit barazuan në shtëpi 1-1 me Nantes, Roma u mposht minimalisht në Austri, ndërkohë aspirinat u mposhtën 2-3 në Gjermani.
Sa i përket Conference League vihet re ecuria pozitive e skuadrave italiane, të cilat janë shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër. Fiorentina i shënoi një poker golash Bragës në Artemio Franchi, nndërsa Lazo fitoi ndaj Clujit.
Shumë pranë kualifikimit është dhe Qarabagu i Redon Xhixhës, teksa pritet të ketë minuta dhe për sulmuesin shqiptar.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë