‘Europiani’ i sporteve te ajrit në Gjirokastër, pjesëmarrësit vlerësojnë organizimin
Në Gjirokastër po zhvillohet Kampionati i 8-të Europian i Fluturimeve për Sportet e Ajrit. Pjesëmarrës në këtë event sportiv, i cili organizohet për herë të parë në vendin tonë janë 22 shtete me rreth 100 pilotë që garojnë në dispilina të ndryshme të sporteve të ajrit. Eventi me përmasa europiane po zhvillohet në aerodromin e qytetit të gurtë.
“Është hera ime e parë këtu dhe mund të them që është një vend i mrekullueshëm, qyteti është tërheqës, organizimi i aktivitetit është mjaft i mirë, uroj të kemi fat në garat e fluturimit”,-tha një nga pjesëmarrësit.
“Për mua fluturimi me parashutë është një nga sportet më të bukura që njerëzit mund të ushtrojnë, ky event që organizohet në Gjirokastër është mjaft i mirë, moti është i bukur , deri tani kemi kryer fluturime spektakolare dhe garat po ecin mjaft mirë, jemi pilotë nga 22 vende të botës dhe uroj që aktiviteti të vazhdojë me këtë cilësi”,-tha pjesëmarrësi.
“Mendoj se është ndër kompeticionet e organizuara më mirë përsa i përket kampionateve europiane të fluturimit, Shqipëria ofron kushte shumë të mira për realizimin e këtyre eventeve, gjithashtu njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe na është ofruar çdo gjë që duhet për të patur rezultate sa më të mira sportive” ,-tha pjesëmarrësja.
Krahas vlerave sportive Kampionati Europian i Fluturimeve po mundëson edhe promovimin e vlerave të Gjirokastrës dhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.
“Për turizmin nuk ka nevojë për koment qyteti është mbushur plot janë mbi 200 persona që janë akomoduar për një javë e gjysmë këtu , publiciteti është shumë i madh, pilotët mahniten nga lugina e Drinos këtu kështu që shpresoj që edhe ti shërbejë dhe pjesëmarrësit të rikthehen si turistë që të ketë përfitime edhe gjithë komuniteti I biznesit”,-u shpreh organizatori Alket Islami.
Falë kushteve të duhura natyrore, klimaterike dhe turistike tashmë aerodromi i Gjirokastrës është kthyer në qendër të organizimit të eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare për sportet e ajrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore