‘EuroPride’ në Serbi në pikëpyetje, organizatorët nuk dorëzohen
Pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi të shtunën se ‘EuroPride’, e planifikuar për në shtator, do të shtyhet ose anulohet, zhurma publike që ka mbërritur në Bruksel nuk është shuar.
Komisioni Evropian tha se do ta monitorojë nga afër këtë çështje dhe se BE-ja shpreson se do të gjendet mënyra për një mbajtje paqësore dhe të sigurt të ‘EuroPride’ në Beograd.
Organizatorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndalim zyrtar dhe se nëse është e nevojshme do ta ngrenë këtë çështje në gjykatë.
Të dielën në mbrëmje u mbajt një miting i cili mblodhi disa mijëra njerëz para kishës së Shën Savës, ku u nënshkrua një peticion për ndalimin e paradës.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha dje se çfarëdo që ajo të thotë për Europride, e cila do të shtyhet ose anulohet, nuk do të jetë e mirë.
“Ajo që thonë organizatorët është në përputhje me Kushtetutën, por pasojat e kësaj për vendin tonë janë çështje tjetër,” u shpreh ajo.
Siç shpjegoi avokati Milan Antonijeviç për Euronews Serbia, i vetmi institucion që ka të drejtë të ndalojë organizimin e Europride është Ministria e Punëve të Brendshme, por ai vëren se ende nuk ka një vendim zyrtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë