Eurovision anulon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit
Unioni Evropian i Transmetimeve, EBU, ka shtyrë për në dhjetor votimin e planifikuar në nëntor mbi pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision pas armëpushimit Izrael-Hamas.
EUB, njoftoi të hënën në mbrëmje se po anulonte takimin i planifikuar për në nëntor, të cilin e thirri për t’i dhënë fund thirrjeve nga disa vende që “kërcënonin” të bojkotonin nëse mbështetej hyrja e Izraelit.
Austria, e cila do të jetë organizatore e konkursit të vitit 2026 pas fitores së saj vitin e kaluar, e ka vlerësuar shtyrjen e zgjedhjeve. Transmetuesi i saj zyrtar ORF tha se ky veprim “ndihmoi në ruajtjen e unitetit dhe besueshmërisë së konkursit”.
Nuk është caktuar një datë specifike për një vendim përfundimtar, por raportohet se diskutimet do të rifillojnë sapo të bëhet e qartë nëse armëpushimi do të respektohet.
Që nga sulmet e 7 tetorit të vitit 2023, Izraeli ka garuar në dy konkurse muzikore të Eurovisionit. Në vitin 2014, mijëra njerëz u mblodhën në Suedi në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit, ndërsa në Bazel këtë vit, protestuesit u përpoqën të futeshin në skenë për të ndërprerë performancën e këngëtarit izraelit, Yuval Raphael.
Edicioni i 70-vjetorit të Eurovisionit do të zhvillohet në Vjenë, Austri. Finalja do të zhvillohet më 16 maj pas gjysmëfinaleve më 12 dhe 14 maj 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)