Evakuohen 1,000 persona pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi
Gati 1,000 njerëz nga tre fshatra në ishullin indonezian të Java-s janë detyruar të evakuohen, pas shpërthimit të një vullkani.
Më shumë se 170 persona përfshirë alpinistë, udhërrëfyes, zyrtarë turizmi dhe turistë, u shpëtuan pasi vullkani në malin Semeru shpërtheu të mërkurën.
Sipas raportimeve, alpinistët dhe antarët e tjerë ishin nisur të ngjisnin malin Semeru, 3,676 m, ku më pas mbetën të bllokuar nga hiri i vullkanit, përpara se të dërgoheshin në një vend të sigurt, u tha gazetarëve Priatin Hadi Wijaya, kreu i Qendrës për Vullkanologji dhe Zbutje të Fatkeqësive Gjeologjike.
Ndërkohë, nuk janë raportuar viktima gjatë evakuimit të atyre që ishin në rrezik, në rrethin e Lumajang, sipas agjencisë së zbutjes së fatkeqësive të Indonezi.
Shpërthimi dërgoi re përvëluese hiri të nxehtë dhe një përzierje shkëmbinjsh, lavash dhe gazi deri në 13 km poshtë shpateve të vullkanit, thanë zyrtarët.
Shpërthimet që u zhvilluan gjatë gjithë ditës mbuluan disa fshatra me hi të trashë vullkanik.
Mediat lokale raportuan se dy motoçiklistë u përplasën në një urë për shkak të hirit të nxehtë, duke rezultuar në djegie të rënda në trupat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë