Evropa mes zgjerimit dhe sfidave
Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, analizuan në një panel të përbashkët sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Janë mbushur 19 vjet prej kur pikërisht me datën 1 maj 2004 kishte ndodhur zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në histori me anëtarësimin e përnjëhershëm të dhjetë shteteve të reja anëtare.
Dhe, për herë të parë bllokut iu bashkuan shumë shtete, të cilat për gjysmë shekulli ishin në anën tjetër të perdes së hekurt, si pjesë e bllokut lindor komunist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.
Në BE të njëjtën ditë hynë Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Lituania, Sllovenia, Letonia, Estonia, Qipro dhe Malta. Dy vjet e gjysmë më vonë, më 1 janar të vitit 2007 anëtare u bënë edhe Rumania dhe Bullgaria, që ishin pjesë e së njëjtës valë të zgjerimit, por në vitin 2004 ishte vlerësuar se ende nuk ishin të gatshme për t’u bërë anëtare.
Por duket se procesi i zgjerimit ka ngecur tashmë në BE.
Nën moderimin e Euronews Romania, u diskutua vendimi i Austrisë për të ndaluar zgjerimin e zonës Shengen si dhe sfidat që përballet Bashkimi Evropian përballë luftës që ndodhet në kufijtë e tij.
Pjesë e emisioneve, Euronews Perspective Show, në bashkëpunimin mes 6 televizioneve të familjes Euronews, u diskutua gjithashtu afrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe e ardhmja e Gjeorgjisë.
Për t’u informuar më shumë në lidhje me sfidat dhe të ardhmen e BE-së ndqini emisionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Europa voton! Zgjedhjet në BE, beteja mes populistëve dhe vlerave Europiane
Euronews Prespective Show: Ukraina, 2 vite nga pushtimi në shkallë të gjerë
Euronews Perspective Show: Zgjerimi i ri i BE
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin