F1, ferraristit Leclerc i shtohet “oreksi”: “Dua të fitoj Botërorin”
“Kam realizuar tri ëndrra deri më tani: Jam pilot i Formulës 1, garoj me një Ferrari dhe kam fituar dy Çmime të Mëdha, njërën prej të cilave në Monza për më shumë. Tani dua të bëhem kampion i botës”.
Dreams do come true… I’ll be driving for @scuderiaferrari for the 2019 Formula 1 World Championship. I will be eternally grateful to @scuderiaferrari for the opportunity given. To @nicolastodt for supporting me since 2011. To my family❤️. 1/3 pic.twitter.com/O4GQVO570b
— Charles Leclerc (@Charles_Leclerc) September 11, 2018
Charles Leclerc, fitues i dy garave të fundit në Formulën 1 me Ferrarin, në Spa dhe Monza, ka rrëfyer objektivat gjatë një interviste për “TG1” dhe një ndodhi që kishte përjetuar disa orë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Italisë.
“Dola nga pista dhe mora një taksi, shoferi nuk më vuri re kush isha. Më pyeti nëse kisha qenë për të parë garën e Formulës 1 dhe sigurisht iu përgjigja me ‘po’, duke i thënë se kishte qenë një eksperiencë e bukur. ‘Ai djaloshi është me të vërtetë i fortë’, më tha taksisti. ‘Më vjen mirë që po thua këtë’, iu përgjigja unë. Në fund të udhëtimit i tregova se kush isha dhe ishte me të vërtet një moment argëtues”, tregon piloti monegask i skuderisë nga Maranello, Charles Leclerc.
Forca dhe karakteri duket se i kanë ndryshuar për mirë. “Nuk kam qenë një njeri i qetë, gjakftohtë. Përkundrazi, demoralizohesha dhe irritohesha shumë edhe kur dilja i dyti në garë. Kam punuar shumë në këtë aspekt dhe sot ndihem më i fortë psikologjikisht”, thotë më tej Leclerc.
Diçka nuk i shkoi mirë në Spa dhe dikush do t’ia ketë vënë në dukje. “Sa herë që vija në Maranello me makinë dëgjoja himnin italian, për ta mësuar në rast se do t’ia dilja të fitoja garën e parë. Në Spa, për shkak të emocioneve nuk arrita të gjeja fjalët, por në Monza ia dola mbanë”, tregon piloti nga Principata e Monakos, që duket se tashmë pretendon më shumë.
Në fakt, shumë analistë italianë të sportit më të ndjekur të automobilizmit mendojnë se, me Leclerc në skuadër nuk duket se do të ketë më vend për Sebastian Vettel, i cili ka ende një kontratë deri në fund të vitit 2020.
Dalja nga pista të dielën e kaluar në Monza, ku goditi edhe makinën e Stroll, ishte i fundit i një serie gabimesh që kanë nisur prej vitit 2018. Me kalimin e kohës janë shfaqur pikat e dobëta, që Vettel nuk i kishte demonstruar kurrë gjatë viteve të triumfeve “të lehta” me Red Bull.
Këtu të vjen ndërmend një vlerësim i bërë disa vite më parë nga Fernando Alonso, të cilit koha me sa duket i paska dhënë të drejtë. I pyetur në vitin 2013 nëse do të mund ta përfshinte Sebastianin në të njëjtën kategori me Alain Prost apo Ayrton Sennën, ish-ferraristi do të përgjigjej:
“Do ta tregojë koha. Nëse një ditë, Seb do të ketë një makinë të ngjashme me të tjerët dhe do të vijojë të fitojë, atëherë ka për t’u bërë një legjendë e Formulës 1. Përndryshe, ato 4 titujt e tij do të duken aq të paktë, saqë nga shumë njerëz do të konsideroheshin me një tjetër këndvështrim. E presin vite interesantë”.
A paska qenë një “profet”? Ndoshta në zemrën e tij e ndiente fort mirë se çfarë gjykimi të jepte për trofetë e gjermanit të Red Bullit asokohe. Aq sa një ditë, në kulmin e dueleve me njëri-tjetrin në 2012-n, piloti spanjoll do të shpërthente: “Unë nuk po luftoj kundër Vettelit, por kundër Newey (projektuesi gjenial i skuderisë nga Milton Keynes)”. Alonso nuk e fshehu kurrë se vlerësonte më shumë Hamiltonin sesa Vettelin, sepse siç shprehej atëherë “Lewis me McLarenin bënte diferencën edhe kur nuk kishte makinën më të mirë”.
Megjithatë, “arratisja” e Ferrarit në vitin 2015 i riktheu besimin dhe dëshirën për të luftuar, sidomos pas fitoreve entuziazmuese në Malajzi, Hungari dhe Singapor. Por në 3 sezonet e fundit, të karakterizuara nga një sfidë për titullin kampion me Hamiltonin, apo nga sfida e brendshme me Charles Leclerc këtë sezon, duket se e kanë rifutur në vështirësi gjermanin Vettel.
Pas dështimit në Monza, piloti gjerman i Ferrarit është parë të vizitojë ekipin nga ku “u lind”, Red Bull. Kjo nuk është hera e parë, por tashmë në atë skuderi, drejtuesit mendojnë për një tjetër emër, atë të holandezit Max Verstappen, i cili ka gjithashtu një kontratë deri në 2020-n.
Duke parë sesi po shkojnë gjërat, Vettel rrezikon të mos qëndrojë gjatë te Ferrari, edhe pse duhet thënë se për t’u larguar përpara vitit 2021 ekzistojnë vetëm dy rrugëzgjidhje: tërheqja nga ky sport, që ai e ka hedhur poshtë gjithnjë, apo kalimi te një skuderi e rangut të dytë si Renault.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit