English

F1 – “Power Rankings” pas fundjavës në Sao Paulo

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kampioni i Botës triumfoi me një performancë mjeshtërore në shiun e fundjavës në “Sao Paulo Grand Prix”. Por kush ishin pilotët që bashkë me të impresionuan më shumë gjyqtarët që hartuan “Power Rankings” në përfundim të garës në Interlagos?

- Advertisement -

–              Max Verstappen bëri një përmbysje të madhe pas zhgënjimi të Provave Zyrtare gjatë Super të Dielës në Sao Paulo. I eliminuar në sesionin e dytë kualifikues për shkak të Flamurit të Kuq dhe me penalitetin për ndërhyrjen në motor, gara e tij filloi nga vendi i 17. Por holandezi ja doli të fitonte me një paraqitje historike por edhe me fatin e Flamurit të Kuq që këtë herë e favorizoi duke e çuar gjithnjë e më pranë titullit.

–              Esteban Ocon vështirë se mund ta besonte atë çka ndodhi pas startit të fundjavës në kushte të paqëndrueshme por që u shoqërua me vendin e 4 në Prova dhe kryesimin e garës në mesditë. Ndërsa Verstappen e parakalonte për kryesimin, vendi i dytë përfaqësoi një rezultat historik për Ocon dhe Alpine që ngjiti 3 vende në klasifikim.

–              Për ta bërë këtë fundjavë të paharrueshme për Alpine, Ocon u ndoq nga Pierre Gasly në një klasifikim të dyfishtë në podium. Ai u eliminua në sesionin e dytë kualifikues por realizoi një rikthim masiv nga vendi i 13 për t’ju bashkuar Ocon dhe bëri mjaftueshëm për të mbajtur pas Mercedes dhe George Russell.

–              Yuki Tsunoda ishte një tjetër yll nën shiun e të dielës duke u renditur i 3 në Prova pas Russell dhe Norris. Por sfida e qëndrimit në ritmin e podiumit gjatë garës ishte e madhe duke bërë që ai të binte në vendin e 7. Që për të dhe skuadrën ishte rezultati më i mirë prej “Miami Grand Prix” në Maj.

–              Russell bëri gjithçka duhej në xhirot e para të “Sao Paulo Grand Prix”, duke parakaluar Norris dhe udhëhequr garën. Momenti deciziv ishte hyrja në bokse në regjimin e “Virtual Safety Car” që u shoqërua nga “Safety Car” dhe Flamuri i Kuq. Gjë që i lejoi Verstappen, Ocon dhe Gasly ta linin pas dhe ai të përfundonte në vendin e 4 në fundin e një dite që premtonte më shumë.

–              Liam Lawson tregoi një fytyrë tjetër të RB duke u renditur në vendin e 5 në Provat Zyrtare dhe bëri startin më të mirë që prej kthimit në F1. Mirëpo ashtu si Tsunoda, Lawson mbeti pas në garë dhe u përfshi në një incident me rivalin e McLaren Oscar Piastri – por sërish ja doli që të minimizonte dëmet në fund.

–              Pas një prove force të Ferrari-t në Austin dhe Mexico City, Charles Leclerc e përshkroi fundjavën në Brazil si minimizim dëmesh për të dhe skuadrën. Nëse Carlos Sainz u përplas dy herë për shkak të kushteve në pistë, Leclerc e mbajti makinën në garë duke marrë disa pikë të rëndësishme – vendi i 3 në Sprint (pas penalitetit për Verstappen) dhe i 5 në “Grand Prix”.

–              Siç u përmend më lart, Norris mbeti i dyti pas Russell me të cilin garoi për të rimarrë kreun. Gara e britanikëve u shkatërrua nga hyrja në pit stop që u shoqërua nga Flamuri i Kuq. Ndërsa Russell rikuperoi në vendin e 4, Norris u detyrua të pranonte vendin e 6 dhe fitorja e Verstappen uli ndjeshëm shanset për titull.

–              Kick Sauber vazhdon të mbetet pa asnjë pikë edhe pas 21 garave të këtij sezoni. Por Valtteri Bottas bëri gjithçka mundej për ta ndryshuar këtë statistikë me rifillimin e shiut në Interlagos. Mirëpo nuk bëri më mirë se vendi i 13 që nuk mjaftoi për tu konfirmuar nga skuadra.

–              Fundjava e Piastri-t në Sao Paulo filloi mirë me “Pole position” në Sprint dhe vendin e dytë në Garën e shkurtër ku bëri lojën e skuadrës duke lejuar të fitonte Norris. Mirëpo me rikthimin e shiut, australiani u rendit i 8 në Prova dhe u përfshi në një incident me Lawson gjatë garës.

–              Ollie Bearman që zëvendësoi të sëmurin Kevin Magnussen te Haas ishte ambicioz nën reshjet e shiut. Bëri më mirë se Nico Hulkenberg në sesionin kualifikues në “Sprint” por u eliminua në Provat e të dielës në sesionin e 1-rë. Ndërsa pasdite mori një penalitet pas incidentit me Franco Colapinto-n që përfundoi në barrierë.

Mungon – Lewis Hamilton ishte i mërzitur me paraqitjen e makinës Mercedes që e mbajti jashtë 10 vendeve të para në “Power Rankings”. Ai ja doli të fitonte duelin e me rivalin Fernando Alonso që tregoi shpejtësi në pistën e lagur por sërish nuk përfitoi asgjë për shkak të bastit që Aston Martin vuri me zgjedhjen e strategjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?