“Familja, dhuratë nga Perëndia” Shpërthen pastori: Poshtërsi fëmija të lindë pa baba

15 Mars 2023 | 09:54

Parlamenti i Kosovës është përfshirë së fundmi në një debat në lidhje me të drejtën për të qenë nënë pa pasur nevojë për një bashkëshort apo partner.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, mbështetëse e nismës, replikoi me deputetin e VV-së, Eman Rrahmani, i cili e kundërshtoi një ligj të tillë nën argumentat se po cënohej familja.

I ftuar në emisionin Goodmornings Albanians, pastori Paulin vijaleti tha se është poshtërsi që një fëmijë të lind me vetëm një prind. Sipas tij familja është dhuratë nga Perëndia, që i është dhënë një gruaje dhe një burri dhe ndaj ata që nuk duan ta krijojnë, nuk duhet të kenë as fëmijë.

“Ne jemi njerëz dhe gjithsecili nga ne ka ardhur në botë dhe është si rezultat i një familjeje, i një babai dhe një nëne. Sigurisht që ka familje që dhe për shkaqe të caktuara dështojnë. Por është poshtërsi të lindë një fëmijë me vetëm një prind. Poshtërsi është për një arsye se familja është dhuratë nga Perëndia, ia ka dhuruar këtë të drejtë një burri dhe një gruaje. Ka dhe njerëz që nuk e kanë dhunti të martohen, nëse kjo grua nuk e pranon këtë dhuratë, nuk është faji i një fëmije dhe për mua është poshtërsi”, tha pastori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë...
18:40 | 07/07/2026

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026