Gjinekologu: Jemi vendi i parë në Europë që abortojmë vajzat, ky është krim
Shkëlqim Balili e ka quajtur një krim faktin se në Shqipëri dhe në Kosovë kryhen shumë aborte selektive në bazë të gjinisë.
I ftuar në “Good Morning Albania”, gjinekologu tha se çdo abort është i rrezikshëm në shëndetin e gruas dhe sipas tij, aborti duhet të realizohet në 10 javët e para të shtatzënisë dhe vetëm kur nënës i rrezikohet jeta.
“Çdo abort është i dëmshëm. Ne jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i 11 në botë që bëjmë abort selektiv dhe heqim shtatzënitë me seks vajza. Ky është krim. Ky krim është në vendet më të varfra siç jemi ne dhe Kosova. Kjo është një fatkeqësi dhe duhet të ketë ligje shumë të forta.
Madje aborti, që është me ligj nuk duhet 12 javë, por 10 javë pasi është shumë i rrezikshëm për nënën. Mbetja e mbeturinave në uterus krijon një vetëhelmim dhe infeksion.
Sido që të vejë punë, aborti medikal apo kirurgjikal. Është shumë i dëmshëm, jetik dhe duhet bërë vetëm në një prizëm, vetëm kur rrezikohet jeta e nënës”, tha gjinekologu Balili për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
- 18:56 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
- 18:51 Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit