Deklaratë e fortë nga Linda Pano: Fëmija pa baba nënkupton se ka lindur pa dashuri!

15 Mars 2023 | 09:05

Linda Pano tha se një fëmijë i lindur pa babain nënkupton një fëmijë që nuk ka ardhur nga dashuria. Ajo tha se metodën in vitro, ku jo domosdoshmërish gruaja duhet të ketë një partnerë për të pasur fëmijë, shpesh mund të ndikojë te shëndeti mendor i fëmijës.

Në një intervistë për “Good Morning Albania”, Pano tha se një vendim i tillë është një vendim egoist i njerëzve që duan të bëhen prindër.

Ajo solli rastin e një djali i cili ka ardhur në jetë nga një metodë e tillë. Ai ka thënë se ndihej gjithmonë sikur nuk kishte ardhur në jetë nga dashuria, por nga mundësia financiare e nënës së tij, e madje i kishte zili shokët që u kishte vdekur babai, pasi sipas tij ata e dinin nga vinin.

“Ne po flasim për një raste kur fëmija nuk do e njohi babain e vetë biologjik. Unë dua të tregoj historinë e një djali që tani është i rritur, por tregon traumën e tij në adoleshencë. Trauma e tij ishte kjo.

Unë ndihem sikur nëna ime më ka lindur jo për shkak të dashurisë, por sepse nëna ime kishte mundësinë financiare për të blerë materialin biologjik dhe ndihem sikur gjysma ime më mungon.  Ndihem si një oqean që nuk ka asnjë rrugë shpëtimit. Kush jam unë, nga vij, kush është babai im, a i ngjaj unë atij?

Madje ai thotë se ka pasur zili shokët e tij që u kishte vdekur babai, sepse ata kishin një emër dhe fotografi dhe kujtime të babait të tyre, ndërsa ai nuk dinte asgjë, nuk dinte nga vinte”, tha për Euronews Albania, Linda Pano nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku deklaron se prej disa ditësh është vënë në shënjestër të një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale, pas largimit...
14:53 | 07/07/2026

Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi të martën se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse”, me një tjetër valë të nxehtë intensive që...
14:40 | 07/07/2026