Familja Shehu në Gjirokastër biznes me gatime tradicionale

11 Prill 2023 | 18:47

Prej një viti familja Shehu administron një biznes familjar në mjediset e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës. Bashkëshortët Kujtim dhe Silvana së bashku me fëmijët përgatisin ëmbëlsira dhe prodhime karakteristike për t’ia servirur klientëve dhe kryesisht turistëve që vizitojnë qytetin.

“Ne hapëm një biznes të ri këtu, biznes familjar edhe u munduam që ti përshtateshim  arkitekturës së  qytetit të Gjirokastrës edhe deri  diku ia kemi arritur qëllimit  me punë, bashkë me bashkëshorten,” – tha pronari i biznesit, Kujtim Shehu.

“Për ne nuk është e vështirë  sepse biznesi familjar  kur je vetë  brenda familjes është shumë e thjeshtë sepse kemi dhe shumë vite që po administrojmë një biznes  pavarësisht se kemi ndryshuar profilin por për ne është shumë e thjeshtë kur e ke dëshirën nuk është e vështirë fare,” – tha pronarja e biznesit, Silvana Shehu.

Me investimin e kryer ata bënë të mundur rijetëzimin e godinës ndërsa po rikthejnë edhe traditën e përgatitjes së produkteve karakteristike dhe kryesisht ëmbëlsirave tradicionale.

“Ëmbëlsira që i bëjmë vetë disa gjëra tradicionale, hoshafi, hashurja që i bëjmë në shtëpi, që i kemi të trashëguara nga prindërit tanë që bënin atëherë,” – tregoi Kujtimi.

“Ata kërkojë hoshafin zakonisht,  kërkojnë bakllavanë,  kërkojnë ashuren, kërkojnë kekun, kërkojnë karkanaqen,  që i kanë domethënë që vijnë  të rekomanduar që në Gjirokastër  do ti gjejnë këto produkte,” – tha Silvana.

Falë edhe rritjes së numrit të turistëve në qytet dhe interesimin e tyre për produktet karakteristike  bashkëshortët Shehu e vlerësojnë investimin e kryer.

“E shohim që turizmi ka ngritje dhe turistë e huaj  kanë interes të madh të shikojnë sesi  kanë qenë këto godina më përpara  dhe ne i përshtatemi asaj kohe  që kanë qenë më përpara dhe deri tani kemi pasur sukses  në këtë biznes familjar,” – tha Kujtimi.

Tashmë familja Shehu synon zgjerimin e biznesit familjar, duke përfshirë edhe kontributin që do të japë djali i tyre i kthyer nga emigracioni.

“E mendojmë shumë  të zgjerojmë akoma dhe ta bëjmë domethënë në bazë të kërkesës së turizmit, siç e kërkon turisti,” – tregoi Silvana.

“Ne po punojmë familjarisht këtu, burrë dhe grua  dhe djali kur vjen se djali është  ne emigracion ai  vjen dhe na ndihmon,  edhe them që ta kthejmë  dhe atë të vijë këtu  se e shikojmë që  Gjirokastra ka përparësi  në turizëm,” – shtoi Kujtimi.

Zhvillimi i turizmit po sjell çeljen e bizneseve të reja në zonën historike të Gjirokastrës si ato të shërbimit, akomodimit dhe përgatitjes së produkteve karakteristike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026