“Familjarët s’u lejuan të shohin kufomën”, avokati dyshime për vdekjen e Lear Kurtit

24 Tetor 2022 | 10:31

Avokati Arbër Hoxha, tha se duhet një hetim gjithëpërfshirës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariatin nr.3 mbrëmjen e 19 nëntorit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha theksoi se në rastin e Kurtit nuk janë kryer të gjitha procedurat, duke thënë se problem mbetet fakti që nuk janë lejuar familjarët dhe punonjësit e policisë të shohin trupin e viktimës.

“Ajo që është problematike është vdekja e një personi në komisariat. Në rastin konkret, nëse një shtetas vdes në komisariat, duhet të bëhet një hetim gjithëpërfshirës dhe nuk duhet të ndalemi vetëm te shkaku i vdekjes.

Kqyrja e kufomës nuk është bërë nga 5 punonjës policie, si dhe një familjar apo një person i besuar. Ky është problemi kryesor që familjarët nuk janë lejuar. Problematika e dytë që duhet ngritur është shkaku i vdekjes”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026