Fanella me numrin 10 e Messit, dhurata speciale e Barcelonës për 18-vjetorin e Yamal
Lamine Yamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës me numrin 10 si dhuratë e veçantë për ditëlindjen e tij të 18-të.
Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati, dhe nuk ka kërkuar ndonjëherë të tërheqë vëmendjen apo të ushtrojë presion për të veshur numrin 10, i cili ka një simbolikë të fortë në botën e futbollit dhe sidomos në historinë e Barcelonës.
Por tani situata ka ndryshuar: me largimin e afërt të Ansu Fati, i cili pritet të huazohet te Monaco, talenti i ri do të lërë numrin 19 dhe do të bëhet pronari i ri i fanellës legjendare me numrin 10.
Ndryshe nga sezoni 2023-2024, kur Barça preferoi të mos ia jepte numrin 10 Ansu Fatit gjatë huazimit të tij te Brighton, këtë herë klubi ka vendosur t’i besojë plotësisht Laminës.
“Mundo Deportivo” thekson se kjo zgjedhje do të ketë edhe ndikim ekonomik, me një rritje të pritshme në shitjet e fanellave të reja që do të dalin në shitje më 2 korrik.
Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditëlindjen e Lamine Yamal, më 13 korrik, një datë që përkon me fillimin e sezonit të ri.
Atë ditë, ai do të pozojë për herë të parë me fanellën me numrin 10, përpara familjes së tij.
Pas Maradonës, Ronaldinhos dhe Messit, tani është radha e Lamine Yamal të shkruajë historinë e tij me këtë fanellë të shenjtë.
Pas largimit të Lionel Messit, askush nuk dukej i përshtatshëm për të mbajtur këtë numër, por tashmë është gjetur futbollisti i duhur.
Lamine Yamal do të mbajë veshur fanellën me një peshë të madhe, pasi më parë e ka mbajtur legjenda argjentinase, i cili fitoi gjithçka me blaugranët.
Në anën tjetër, pritet largimi i Ansu Fatit drejt Monakos në ditët në vijim. Drejtuesit e klubit besojnë se fanella me emrin e Yamal dhe numrin 10 do të thyejë rekorde shitjesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës