Si funksiononte skema e mashtrimit me mikrokreditë, ç’do ndodhë me 30 mijë klientët

7 Qershor 2024 | 15:42

Rreth 30 mijë klientë që kanë marrë kredi në kompanitë e mikrofinancës MCA dhe Final, janë në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me detyrimet që kanë.

Këto institucione, të cilat 10 vjet më parë blenë kreditë e këqija në banka, sot janë të mbyllura, pas vendimit për revokim, në fund të muajit maj.

Për klientët kredimarrës, të cilët thonë se janë zhvatur, apeli është të ruajnë mandat-pagesat që mund t’u nevojiten në një moment të dytë, ndërsa ata që kanë një titull ekzekutiv, orientohen të bëjnë padi në gjykatë, nëse mendojnë se ka pasur llogaritje abuzive.

Drejtuesit e kompanive dhe përmbaruesit sot kanë një masë arresti nga Gjykata dhe llogaritë e tyre bankare me vlerë 10 mln euro janë të bllokuara.

Këto raste nxorën në pah një skemë të ngjashme me atë që prodhuan firmat piramidale në vitet 1996-1997, ku shoqëritë blenë rreth 4000 kredi me probleme, me vlerë 7.3 mln euro dhe pas kësaj nisën të shtrëngonin debitorët të merrnin kredi të reja për të shlyer të parat, duke u bllokuar këtyre të fundit edhe pagat e pasuritë e paluajtshme.

Tashmë për të evituar këto skema, Banka e Shqipërisë, Banka Botërore dhe ministria e Drejtësisë do të hartojë një rregullore të re për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sa i përket kredive të lënë pezull, në këto shoqëri, Banka Qendrore po negocion me bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që ato të rikthehen në orgjinë, por deri atëherë do të priten hetimet dhe vendimet që do të nxjerrë gjykata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026