Fatmir Mediu: Nuk është momenti të largohem, opozita duhet të jetë e bashkuar
Në emisionin “Review” të Euronews Albania, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, komentoi situatën politike brenda partisë. Mediu nënvizon se nuk është momenti për largimin e tij, duke theksuar se gjithmonë ekziston një kohë për të vlerësuar drejtimin politik dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
Sipas Mediut, Partia Republikane ka shumë individë të rinj me autoritet, por përballë sfidave të tanishme, kërkohet një angazhim i gjithsecilit.
“Absolutisht që gjithmonë është një kohë që duhet të shikosh në një moment drejtimin politik dhe vendimet që duhet të marrësh dhe unë e kam thënë që nëse ka dy njerëz që i jam mirënjohës në procesin politik, njëri është Sabri Godo dhe Sali Berisha. Duhet parë rotacioni politik. Kjo nuk duhet parë vetëm për shkak të një momenti të ndjesisë personale.
Partia Republikane ka shumë njerëz të rinj me autoritet që e bëjnë të mundur drejtimin e Partisë Republikane, por në situatat që kemi pasur mendoj që ka nevojë për kontributet e të gjithëve. Nuk është momenti që opozita të jetë përjashtuese por përfshirëse.
Detyra e parë është organizimi dhe funksionimi në çdo qendër votimi i Partisë Demokratike me të gjithë historikun e saj, bashkimi i opozitës rreth programeve jo rreth individëve, dhe përfshirja e çdo subjekti opozitar në këtë marrëdhënie”, tha Fatmir Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)