FBI bastis shtëpinë e John Bolton, në hetim për dokumente të klasifikuara

22 Gusht 2025 | 14:35

FBI ka bastisur këtë të premte banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Uashingtonit, në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje sigurie kombëtare, raporton  “The Post”.

Sipas informacioneve kontrolli është zhvilluar në orën 7:00 të mëngjesit në banesën e Bolton në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Një postim enigmë në rrjetin social X, i publikuar menjëherë pas fillimit të bastisjes, shënonte:

“ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision.”

Hetimi në fjalë dyshohet të jetë i lidhur me dokumente të klasifikuara.

Ai kishte nisur vite më parë, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, administrata Biden e kishte pezulluar “për arsye politike”.

Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, llogaria zyrtare e Bolton në X publikoi një mesazh në orën 7:32 të mëngjesit, ku kritikonte qëndrimin e Trump ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Nuk dihet nëse postimi ishte i programuar më herët apo i lidhur me bastisjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve

Tetë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve...
12:48 | 13/07/2026

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas...
12:12 | 13/07/2026

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026