FBI trajnon zyrtarët shqiptarë, Ambasada Amerikane: Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët të sigurt

9 Shkurt 2026 | 13:29

Hetues, gjyqtarë dhe policë gjyqësorë nga Shqipëria kanë marrë pjesë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve, në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së në Budapest.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, në një postim në rrjetin social X, ka ndarë momentet nga trajnimi dhe është shprehur se nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët të sigurt.

Sipas njoftimit, zyrtarët shqiptarë iu bashkuan ekspertëve nga vende të ndryshme të Europës për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve online, mënyrat e shpërndarjes së përmbajtjes së dëmshme dhe teknikat për identifikimin e zhvillimeve të reja në ndjekjen kibernetike.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

“Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt. Megjithatë, tani më shumë se kurrë fëmijët janë të ndjeshëm ndaj shfrytëzimit kibernetik dhe kërcënimeve në internet. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ishte krenare që mbështeti pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore shqiptare në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së në Budapest. Këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Evropa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm dhe si të identifikohen trendet në internet në ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera. Këto aftësi do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht ata që do të përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët tanë”, ka shkruar Ambasada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026