Federata Spanjolle: Spanja do të jetë organizatore e finales së Kupës së Botës 2030
Spanja do të jetë vendi ku do të organizohet finalja e Kupës së Botës 2030, tha të hënën presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.
FIFA ende nuk ka thënë se ku planifikon ta zhvillojë ndeshjen vendimtare të një turneu që do të bashkëorganizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Ndërkohë, Rafael Louzan u tha gazetarëve në një aktivitet për median se ndeshja për titull do të zhvillohet në Spanjë, megjithëse nuk specifikoi se në cilin qytet apo vend do të luhet.
“Spanja do të udhëheqë Kupën e Botës dhe finalja do të mbahet këtu”, tha Louzzn të hënën, pa dhënë hollësi.
Stadiumi i rinovuar së fundmi i Real Madridit , Santiago Bernabeu, është përmendur prej kohësh nga mediat spanjolle si vendi i finales, por kohët e fundit ka pasur raportime se Maroku mund të përfundojë duke pritur ndeshjen.
Maroku shpresonte të priste finalen në stadiumin në ndërtim e sipër Hassan II, i cili do të jetë arena më e madhe e futbollit në botë me një kapacitet prej 115,000 vendesh pas përfundimit të planifikuar në vitin 2028. Por një finale kaotike e Kupës së Kombeve të Afrikës këtë muaj reflektoi keq te Maroku dhe mund t’i ketë kushtuar vendit një shans për të organizuar finalen e Kupës së Botës.
Barcelona gjithashtu e rinovoi stadiumin e saj Camp Nou dhe gjithashtu mund të kandidojë për finalen.
Kupa e Botës 2030 do të shohë gjithashtu vendet e Amerikës Latine, Uruguain , Argjentinën dhe Paraguain, të presin nga një ndeshje, si pjesë e festimeve të 100-vjetorit të turneut.
Njoftimi për vendin pritës të finales së Kupës së Botës 2026 , stadiumin MetLife në New Jersey, u bë pak më shumë se dy vjet përpara turneut në vitin 2024.
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve