Fëmijët urojnë 7 marsin, mungon festa tradicionale e çdo viti, por jo lulet për mësuesit
Kjo e premte nuk ishte vetëm një ditë e zakonshme mësimi për nxënësit dhe mësuesit. Me lule dhe dhurata në duar, fëmijët që në orët e para të mëngjesit iu drejtuan shkollave, për t’i uruar mësuesve festën, e cila këtë herë do jetë të dielën.
Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, festa tradicionale që organizohej në oborret e shkollave ka munguar. Megjithatë janë lulet ato që e sjellin atmosferën.
Njëri prej fëmijëve përcolli përmes Euronews Albania këto fjalë urimin duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e mësueses: “Unë i kam bërë këtë lulen, i kam bërë edhe këtë kartolinën. Mësuese gëzuar 7 marsin, të falënderoj për gjithë përkushtimin që më ke dhënë mua”.
Festa e mësuesit për arsimtarët po vjen si asnjëherë më parë. Mimoza Halili, mësuese e klasës së tretë në shkollën ‘Emin Duraku’ thotë se ky 7 mars është ndryshe pasi për shkak të pandemisë nuk lejohet, që festa të bëhet në grup.
‘Ky 7 mars është ndryshe nga të tjerët, pasi ne ishim mësuar të festonim së bashku, të përqafonim mësuesen, nxënësit, të gëzonim dhe të krijonim një festë për nder të ditës së mësuesit”, tha ajo.
Megjithatë pandemia nuk i pengoi nxënësit që të këndonin për mësuesen e tyre.
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë