Ferhati: SKY ECC do tronditë institucionet, goditje deri në nivele drejtuese

31 Gusht 2023 | 19:04

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati foli mbi operacionin “Metamorfoza” dhe aplikacionin SKY ECC.

Ferhati u shpreh se nga zbardhja e bisedave të aplikacionit, Prokuroria e Posaçme merr gati çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve, nga këto biseda gazetari thekson se fshihen dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë përdorur këtë aplikacion me fokus të veçantë.

“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, shtoi Ferhati.

Nga ana tjetër, ai tha se në këtë aplikacion planifikohej të vidhej një sasi e madhe droge në magazinat e policisë së shtetit. Megjithëse kjo ngjarje nuk ka ndodhur, ky mbetet vetëm një nga disa episodet brenda aplikacionit që përfshijnë atentate droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme që kanë trazuar punën e organeve ligjzbatuese.

Në përfundim gazetari tha se do të ketë një rekurs në Gjykatën e Lartë të të gjithë personave nën akuzë dhe do të jepet një vendim unifikues për vijueshmërinë e operacionit që mbetet akoma nën hetim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023