Fermerët francezë protestojnë, projektigji për bujqësinë shkakton përplasje politike

27 Maj 2025 | 07:38

Qindra fermerë mbërritën në Paris të hënën, duke sjellë traktorët e tyre – dhe zhgënjimin e tyre, drejt e në portat e Asamblesë Kombëtare Franceze.

Qëllimi i tyre ishte të mbështesnin një projektligj përçarës të paraqitur nga deputeti i ekstremit të djathtë Laurent Duplomb.

Projektligji bujqësor Duplomb premton të lehtësojë atë që shumë në fushën e bujqësisë e shohin si kufizime administrative mbytëse.

Do ta bënte më të lehtë marrjen e lejeve të ndërtimit për objektet e bagëtive dhe rezervuarët e ujit, dhe do të riautorizonte përdorimin e përkohshëm të disa pesticideve siç është acetamipridi; një insekticid neonicotinoid i ndaluar në Francë që nga viti 2018.

Ndërkohë që lejohet ende në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, acetamipridi ka ngritur alarm midis ambientalistëve dhe bletarëve për shkak të ndikimit të tij te pjalmuesit dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore për njerëzit.

Projektligji ishte planifikuar për debat, i ndjekur nga një votim në dhomën e ulët të parlamentit të hënën.

Por ligjvënësit e opozitës, kryesisht nga partitë e gjelbra dhe të krahut të majtë , paraqitën rreth 3,500 amendamente në një përpjekje për të vonuar procedurat.

Propozimi tani i kalon një komiteti të përbashkët prej shtatë senatorësh dhe shtatë anëtarësh të parlamentit (deputetësh) – shumica e të cilëve mbështesin kërkesat e fermerëve.

Komiteti do të duhet të bjerë dakord për një version të përbashkët që më pas do t’i nënshtrohet një votimi përfundimtar nga deputetët, këtë herë, pa mundësinë e ndonjë amendamenti.

Ky veprim ka zemëruar të majtën, e cila ka njoftuar planet për të ngritur një mocion mosbesimi kundër qeverisë si përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026