Fermeri nga Fieri: Është kënaqësi të rrisësh gjela deti, por na pëlqen dhe leku
Me afrimin e festave të fundvitit, tregu i gjelave të detit shfaqet si një mundësi e mirë fitimi për fermerët e rretheve. Në Good Morning Albanians, një fermer nga Fieri tregoi për përvojën e tij në mbarështimin e gjelave të detit, në një treg që duket se konkurohet shumë edhe nga tregjet e shteteve përreth.
Ai tha se është kënaqësia që të bën të merresh me rritjen e gjelave, por nënvizoi se një nga arsyet kryesore është dhe fitimi.
“Është edhe kënaqësi në rradhë të parë, është kënaqësi edhe kur këndojnë. E dyta, edhe leku, sepse ushqehemi me to”-tha ai.
Ai tregoi se këtë traditë e ka ndjekur që në moshë të vogël, si trashëgimi nga babai dhe nëna.
Qytetarët vënë shpesh në diskutim edhe pjesën e çmimeve. Pulat e detit shiten 12 mijë lekë për kg, kurse gjelat më pak. Zakonisht gjelat e detit që fermeri nga Fieri tregton kapin peshën 9 deri ne 10 kg, ku sipas çimit të tregut arrijnë vlerën 10 mijë ose 12 mijë lekë të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:59 Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
- 08:48 Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
- 08:48 Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
- 08:45 Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës
- 08:39 Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:38 Putin thyen heshtjen, pranon mungesën e karburantit në Rusi pas sulmeve të Ukrainës