Ferrari bëhet blu në Miami
Skuderia Ferrari njoftoi se do të përdorë ngjyra të pazakonta në “Miami Grand Prix”. Ky ndryshim në dizajn do të jetë vetëm për garën në Miami dhe do të përfshijë tonet e gnjyrës blu – “Azzurro La Plata” dhe “Azzurro Dino” – si përkujtim i 70’të vjetorit të prezencës së Ferrari’t në Amerikën e Veriut.
Dizajni vecantë ka historinë në thelb pasi “Rosso Corsa”, sinonim i skuderisë prej vitit 1920, u zëvendësua nga bluja dhe e bardha e flamurit amerikan në dy garat e fundit të sezonit 1964 në Formula 1. Kombinim që është përdorur në disa gara të tjera nga Ferrari në “the North American Racing Team” (N.A.R.T.).

Këto ngjyra special në makinën SF-24 do të zbulohen në Florida në prag të garës në Miami. “Azzurro La Plata” u përdor nga Alberto Ascari në sezonin më të suksesshëm në Formula 1, kur shpall kampioni i 1’rë me Ferrari’n në vitet 1952 dhe 1953.
Të njëjtat ngjyra u përdorën nga pilotë të tjerë të Ferrari’t në vitet 1960, përfshi këtu John Surtees, Lorenzo Bandini, Ludovico Scarfiotti dhe Chris Amon. Kostumi i Niki Lauda’s në sezonin e 1’rë te Ferrari kishte tone të ngjyrës blu.
“Azzurro Dino” u përdor gjithashtu nga shumë pilotë në të shkuarën. Clay Regazzoni ishte i fundit në rradhë që e përdori në vitin 1974 pas të cilit u bë dhe kalimi zyrtar në të kuqen që përdoret edhe sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik