Një spanjoll për Mercedes, gjermanët merkato tek Ferrari, synohet afrimi i Sainz
Lajmet e fundit nga Italia tregojnë se Mercedes ka zgjedhur pasuesin e Lewis Hamilton për vitin 2025. Ai është Carlos Sainz dhe njoftimi vjen nga Gazzetta dello Sport. Sipas gazetës italiane, spanjolli është dakordësuar me skuadrën gjermane për 2 vite dhe do të garojë përkrah George Russell.
Mercedes duket ka vendosur për pilotin aktual të Ferrarit, 24 orë pas rinovimit të Fernando Alonsos me Aston Martin përtej vitit 2025. I përmendur për një kalim të mundshëm te Mercedes, piloti nga Oviedo vendosi të vazhdojë me Aston Martin.
Në këto kushte Sainz është piloti më i mirë në treg për vitin 2025. Mercedes shpresoi edhe për një tratativë të mundshme me Max Verstappen por holandezi zgjodhi të qëndrojë te Red Bull dhe kjo nuk ishte një surprizë. Ndërsa Sainz duket një zgjedhje logjike për Mercedes.
Ai ka bërë një nisje të fortë të këtij viti duke përfunduar në podium në 3 nga 4 garat që ka marrë pjesë duke fituar në Australi.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme