Diferencat në kalendarin e F1 mes viteve 2024-2025
Tani që kalendari i Formula 1 për vitin 2025 u zyrtarizua, mund të bëjmë edhe një krahasim për të kuptuar ndryshimet mes tij dhe kalendarit në sezonin aktual.
- Cilat janë diferencat më të mëdha?
Australia rikthehet si gara e hapjes së sezonit. Pista e përkohshme prej 5.278km në Albert Park, organizon “Australian Grand Prix” prej vitit 1996 por vitet e fundit ishte spostuar si gara e 3’të në kalendar. Ajo është një festë popullore dhe 132,106 shikuesit e të dielës këtë sezon – vendosën një rekord me 1000 tifozë më shumë se në vitin 2023 për një total të fundjavës prej 452,055 shikuesish – 7424 më shumë se një vit më parë.
- 2025 starton më vonë?
Po, e vërtetë. “Australian Grand Prix” do të zhvillohet në fundjavën e 14-16 Marsit, dy javë më vonë se ky sezon. Kjo ju jep skuadrave disa ditë më shumë për të bërë gati makinat përpara testimeve zyrtare që do të zhvillohen në Australi. Kjo nuk do të thotë që sezoni do të mbarojë më vonë. “Abu Dhabi Grand Prix” do të mbyllet një ditë më shpejt se gara e këtij viti.

- Kur do të zhvillohet gara në Bahrain?
Mqs muaji i Ramazanit do të mbahet në Mars, Bahreini dhe Arabia Saudite do ta presin Formula 1 në muajin Prill. Bahreini është raundi i 4’rt duke formuar një trident që fillon në Japoni dhe mbaron në Arabinë Saudite. Gjithashtu garat në Bahrein dhe Arabinë Saudite do të zhvillohen sërish të dielën, në ndryshim nga 2024 që u zhvilluan të shtunën. Las Vegas mbetet gara e vetme që do të zhvillohet të shtunën në kalendarin e vitit 2025.
- Cilat janë ndryshimet e tjera?
Hungaria dhe Belgjika kanë ndërruar vendet. Hungaria është kthyer në datat tradicionale si gara e fundit përpara pushimeve verore. Gjë që pason një pushim të parakohshëm prej 3 javësh në Korrik mes “British Grand Prix” në Silverstone dhe Hungarisë.

Pushimet e zgjatura të këtij viti në Tetor-Nëntor, zhduken nga kalendari i vitit 2025. Në këtë mënyrë do të garohet nga Azerbaixhani në Shtator dëri në Abu Dhabi në Dhjetor.
- A do të zhvillohen sërish garat Sprint?
Po dhe do të jenë sërish 6 të tilla përgjatë sezonit. Por deri në përcaktimin e kalendarit të tyre do të duhet të presim edhe ca.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump