Festa e grave të Boboshticës| “Rosica” daton prej 2000 vitesh, traditë e trashëguar

30 Maj 2024 | 18:35

Gratë dhe vajzat e fshatit të njohur turistik të Boboshticës vazhdojnë të ruajnë festën e Rosicës, festë e cila ka nisur më shumë 2000 vite më parë, me ringjalljen e Jezu Krishtit.

Prej asaj kohe sipas Vera Gjergos kjo festë kremtohet në fshatrat e Boboshticës, Drenovës dhe Polenës.

“Është një festë që bëhet 3 javë pas ringjalljes të Krishtit, quhet Rosicat, nëna Shën Meri nga gëzimi ditën e 20 mblodhi shoqet, gatoi gjëra të ëmbla dhe të nesërmen bëri festë të madhe. Ne këtë e mbajmë brez pas brezi”, tha Vera Gjergo.

Pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale, kryesisht gatime të ëmbla.

“Dalim nëpër fshat, derë më derë, këndojmë, ftojmë të na japin mall, miell, sheqer, vezë, gjalpë, vaj, mblidhemi të gjitha dhe gatuajmë. Me pare gatuaj në shtëpi tani u bënë lokalet, vijmë me lokale. Bëjmë bukuvale, edhe petulla. E të tjera sipas qejfit”, tha ajo më tej.

Kjo traditë tek gratë boboshtare është përcjellë brez pas brezi.

“Unë jam e re dhe vazhdoj të ndjek traditën e mamave tona. Ma ka lene amant, ta ndjekësh çupë për çdo gjë. Ua transmetoj e të tjerëve. Shumë, po mungojnë, nuk janë. Kanë ikur të gjitha”, tha Donika Banbulli.

Pjesë e kësaj feste janë bërë jo vetëm gratë e vajzat që jetojnë në këtë fshat por edhe ato të cilat janë larguar në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe të tjera që jetojnë në emigracion dhe që nuk I kanë harruar rrënjët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026