Festa e Vidovdanit, Policia e Kosovës shmang incidentet dhe provokimet
Serbë të Kosovës, por edhe tjerë të ardhur nga Serbia shënuan dje Vidovdanin, ditën kur kujtohet “Beteja e Kosovës”, ku serbët humbën ndaj Perandorisë Osmane më 28 qershor të vitit 1389.
Gjatë manifestimeve, Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Po ashtu, zyrtarët policorë, gjatë kontrolleve kanë gjetur dhe sekuestruar disa sende të mprehta, thika.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë ka nisur hetimet për ’Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.
Gjatë manifestimit zyrtarët policorë kanë vërejtur edhe disa pjesëmarrës, të cilët kanë pasur të veshur fanella me mbishkrime provokuese.
Manifestimi ka përfunduar pa incidente madhore dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë pa krijuar probleme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbët provokojnë Policinë e Kosovës, shoqërohen 2 persona
- Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimestan
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida