FFK ankesë në UEFA për thirrjet e tifozëve serbë në EURO 2024
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur të hënën se ka reaguar zyrtarisht në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) për siç ka thënë shfaqjen e flamujve, slogoneve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024.
“Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si EURO 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj”, është thënë në komunikatë.
FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.
“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar që përgjatë ndeshjes Serbi-Angli janë dëgjuar thirrjet si “Kosova është Serbi” dhe që para ndeshjes është djegur flamuri i Shqipërisë.
Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë