FIA zyrtarizon rregullat e reja
FIA prezantoi rregullat e reja të Formula 1 që hyjnë në fuqi nga viti 2026 sipas të cilave makinat do të jenë më të zhdërvjellta dhe do të kenë aerodinamikë aktive.
Pikërisht rregullat e reja rishikojnë aerodinamikën që do të funksionojë në tandem me ato për motorrët e rinj me një fuqi të përmirësuar të baterisë dhe përdorimin e karburanteve 100% të pastër.
Presidenti i FIA’s, Mohammed Ben Sulayem e sheh të ardhmen inkurajuese dhe impresionuese pas prezantimit të këtyre rregullave të reja që e shkurtojnë dhe ngushtojnë makinën në përmasat 3.4 me 1.9 metra nga viti 2026.
Sa i përket fuqisë motorrike, njësia hibride e motorrit ka një reduktim nga 550-560kw në 400kw, po njësia elektrike përmirësohet nga 120kw në 350kw, një rritje pothuajse 300% e fuqisë elektrike.
FIA thotë se makinat nga viti 2026 do të ndahen mes dy konfirgurimeve, minimizimit të karburantit dhe maksimizimit të performancës në kthesa. Për këtë do të përdoret një system i ri aerodinamik që përfshin krahë të lëvizshëm përpara dhe pas.
Inovacioni që do të rrisë shpejtësinë në kthesa dhe afërsinë mes makinave do të përdoret në të njëjtat zona që aktivizohet DRS aktualisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa




