Fico dënon sulmet e SHBA-së ndaj Venezuelës: Një tjetër provë e rënies së rendit botëror

3 Janar 2026 | 20:26

Kryeministri sllovak Robert Fico dënoi operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë, duke vënë në dukje se ai përfaqëson një provë të mëtejshme të rënies së rendit botëror të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore.

“Operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë është një tjetër provë e rënies së rendit botëror të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Fico në Facebook.

Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare nuk zbatohet më, se forca ushtarake përdoret pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se vendet e fuqishme bëjnë çfarë të duan për të arritur interesat e tyre.

“Si kreu i qeverisë së një vendi të vogël, duhet ta refuzoj me vendosmëri një shkelje të tillë të së drejtës ndërkombëtare, siç bëra në rastin e luftës në Irak, refuzimin për të njohur Kosovën si shtet sovran, në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake ruse në Ukrainë, ose në lidhje me situatën në Gaza”, tha Fico, duke shtuar se është shumë i interesuar të shohë se si do t’i përgjigjet BE sulmit ndaj Venezuelës, i cili meriton dënim.

Sipas vlerësimit të tij, BE-ja ose do të dënojë përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër Venezuelës dhe do të mbetet konsistente me qëndrimet e saj mbi luftën në Ukrainë, ose “do të vazhdojë të jetë hipokrite, si zakonisht”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës dhe se presidenti i vendit, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij janë arrestuar dhe janë nxjerrë jashtë vendit.

Trump tha se ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat speciale amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026