Fillon vaksinimi në RMV, ministri: Sistemi po funksionon. Mjekja e parë: Ia rekomandoj të gjithëve

17 Shkurt 2021 | 14:58

Maqedonia e Veriut filloi procesin e vaksinimit të popullsisë. Mjekët e klinikës infektive në Shkup ishin të parët që bënë vaksinën kundër COVID-19, doza të kompanisë Pfizer, që arritën si donacion nga Serbia. Tani për tani do të ketë vetëm një pikë vaksinimi, në ambulancën modulare pranë klinikës infektive në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinat janë të sigurta dhe pa efekte të theksuara anësore.

“Ne do të fillojmë edhe një fushatë për vaksinimin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të sigurt se vaksinat janë të sigurta, pavarësisht prodhuesit. Të gjitha janë të zhvilluara në platforma të sigurta. Sistemi i vaksinimit po funksionon mirë. Këtu e kemi të vendosur të gjithë infrastrukturën, një pjesë e vaksinave ruhen këtu në spitalin modular.

Uroj për një imunizim të suksesshëm. Besoj që edhe sasitë e vaksinave të tjera do të vijnë të shpejti në mënyrë që të vazhdojmë me vaksinimin gjatë muajve në vazhdim”, tha ministër i shëndetësisë Venko Filipçe.

Mjekja Dobrinka Naunovska Jovanovska ishte personi i parë që pranoi vaksinën anti-COVID në Maqedoninë e Veriut. Ajo tha para mediave se gjithçka ka shkuar mirë dhe beson në efektin pozitiv të vaksinës.

“E mora vaksinën dhe ndjehem shumë mirë. Vetë aplikimi është pa dhimbje dhe do ia rekomandoja çdo qytetari të këtij shteti. Kjo është mënyra e vetme e mbrojtjes nga ky infeksion. Tani pasi kam marrë vaksinën, më është caktuar termini që të marr dozën e dytë pas 21 ditësh. Krijimi i antitrupthave mbrojtëse tek secili ndodhë individualisht, por mbrojtja që ofron vaksina është 95 për qind, dhe unë uroj që të bëj pjesë në ato 95 për qind”, tha mjekja.

Sipas planit qeveritar, pritet që të vaksinohen rreth 260 persona në ditë. Përparësi do të kenë punonjësit mjekësorë, ndërsa vaksinimi masiv i popullsisë duhet të fillojë me arritjen e dërgesës prej 200 mijë vaksina nga Kina, të cilat priten brenda muajit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026