Financimi i fshehtë i Vitesse/ Abramovich pas skandalit, si u paguan yjet në Holandë
Një lajm i bujshëm po bën xhiron e mediave botërore, ku përmendet emri i ish-pronarit të Chelseas, Roman Abramovich.
56-vjeçari akuzohet për financim të fshehtë të një tjetër klubi futbolli, Vitesse e cila militon në superligën holandeze. Këto fakte gjithashtu konfirmojnë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy skuadrave, ku janë huazuar një sërë lojtarësh, mes tyre dhe Matic, Broja apo dhe Mount.
Byroja e gazetarisë investiguese së bashku me prestigjozen The Guardian kanë publikaur detaje rreth këtij skandali, ku maniati rus në total ka financuar për këtë skuadër rreth 117 milionë euro. Jo vetëm kaq, por 56-vjeçari gjithashtu ka ofruar shuma të mëdha parash në vitin 2010, ku skuadra e Vitesse u mor nga Merab Jordania.
Ky i fundit, në prezantimin e bërë si president i skuadrës holandeze e përmendi emrin e Abramovich vetëm si mik, si dhe përjashtoi çdo përfshirje të tij në klub.
Në lidhje me këtë skandal u vu menjëherë në dijeni dhe federata holandeze e futbollit, e cila pret përfundimin e hetimeve. Në raport thuhet se federata ka kërcënuar me heqjen e licencës profesionale të Viteses nëse nuk do të ketë qartësi deri në datën 11 prill. Kujtojmë se Vitese është një ndër skuadrat më të vjetra në Holandë me një histori 113-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë