Financimi rus në PD, Spiropali: Auditi qesharak. Berisha: Do hetojmë gjithçka
Dyshimet për financimin rus të Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e debatit në parlament mes qeverisë dhe opozitës.
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e konisderoi qesharak auditin e ngritur nga Sali Berisha për të hetuar këtë cështje.
“Ku e keni sot Lulin, ku është Luli. Ku e keni auditin tuaj, sot keni ngritur audit sa për të qeshur, për të gjetur rublat në xhepat e Lulit dhe në xhepat e tjerë të bashkëpunëtorëve të lulit. Kjo është qesharake, kjo nuk ju shkon juve që pretendoni të jeni një burrë shteti që ka qenë e do vijë sërish”, tha ajo.
Në të njejtën linjë, ishte edhe deputeti Pandeli Majko, i cili tha se nëpërmjet një partie, Shqipërisë i është prekur siguria kombëtare.
“Përpara se të merreni me patronazhistët e Partisë Socialiste, është mirë të merreni edhe me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një temë e cila nuk mund të kalojë në Parlament si një çështje e dorës së dytë, një papërgjegjshmëri apo handikap e një ish-drejtuesi të PD”, theksoi Majko.
Akuzave të socialistëve, iu përgjigj vetë kryetari i Partisë Demokratike. Berisha tha se dosjen e hetimit ndaj Lulzim Bashës e mbylli kryeministri Rama.
“Në mënyrë absolute, kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend të cilin ajo e ka pozicionuar si një armik të çështjes kombëtare shqiptare. Për këtë është ngritur një komision i cili do bëj hetim gjithcka”, nënvizoi kryedemokrati.
Disa javë më parë, mediat amerikane publikuan një lajm se Rusia ka financuar në 2017 PartinëDemokratike me rreth 500 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë