Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit për transformimin e Piramidës
Piramida në qendër të Tiranës pritet të transformohet shumë shpejt në një qendër për inovacionin dixhital për të rinjtë e moshës nga 12-14 vjeç.
Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë të bashkëpunimit, për transformin e piramidës.
Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray u shpreh se përmes këtij projekti po mbështetet gjenerata e re e inovatorëve.
“Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë. Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe qëndrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve”, – tha znj. Serpil Timuray.
AADF i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht. Risia që AADF sjell është qendra TUMO Tirana, e cila do të pajisë fëmijët me dijet dhe aftësitë e shek. 21 në fushën e edukimit dixhital duke përfshirë programim, robotikë, produksion filmi, krijim website-i, muzikë, shkrim, modelim 3D, programim, etj., duke orientuar fëmijët si të mësojnë dhe të përdorin teknologjinë në nivele bashkëkohore.
“Asnjë projekt i madh nuk merr jetë pa kiminë e duhur dhe besoj se hap pas hapi ne po krijojmë ekipin tonë, që ta shndërrojmë Piramidën e Tiranës në qendrën kryesore të teknologjisë informatike dhe dixhitale në rajon, që do të ketë dhe një pamje spektakolare, nën përkujdesjen e MVRDV”, – tha nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin