Fishkëllimat për Granit Xhakën në Prishtinë, reagon vëllai i tij Taulant Xhaka

19 Nëntor 2025 | 20:28

Zvicra ka vulosur mbrëmë kualifikimin direkt për Kampionatin Botëror “USA–Meksikë–Kanada 2026”, pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rezultati i mjaftoi skuadrës helvetike për ta mbyllur grupin në vend të parë dhe për të prerë biletën pa kaluar nga faza play-off.

Në këtë fushatë kualifikuese, mesfushori Granit Xhaka ka qenë një ndër figurat kyçe të Zvicrës, duke udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër. Megjithatë, takimi i mbrëmshëm në Prishtinë nuk ishte i lehtë për kapitenin, i cili u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në momentet kur prekte topin një reagim që ai vetë nuk e kishte pritur.

Pas kësaj ngjarjeje, ka ardhur edhe reagimi publik i vëllait të tij, Taulant Xhakës. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare i doli në mbrojtje Granitit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë.”

Reagimi i Taulantit ka marrë dhjetëra komente mbështetëse, ndërsa debati për pritjen që iu rezervua Granit Xhakës vazhdon të shpërfaqë ndasi mes tifozëve shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026