Fitojnë punonjëset, “mundet” pronari i rrobaqepësisë së Bilishtit
Protesta e punonjësve të rrobaqepësisë në Bilisht duket se ka sjellë zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre.
Korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se protesta e ngritur para tre ditëve nga 150 punonjëse pasi pronari i një rrobaqepësie pushoi nga puna kryetaren e sindikatës, Mirjeta Mullën, ka përfunduar në favor të grave.
“Përveç kësaj ato protestonin edhe për mungesën e kushteve optimale të punës dhe gjithashtu për shkak se pronari kohët e fundit kishte hequr 40-50 mijë lekë të vjetra nga sektori i prerjes për ato gra që punojnë në atë sektor,” – u shpreh Shkëmbi.
Të enjten inspektoriati i punës pezulloi aktivitetin e biznesit pasi nuk ishte respektuar liria sindikale e punonjësve.
Euronews Albania ka mësuar përmes kryetares së sindikatës, Mirjeta Mulla, se të gjitha rrobaqepëseve u është komunikuar rikthimi në punë nga pronari dhe se ky i fundit do të njohë sindikatën e ngritur nga vetë ato, që shërben për të përcjellë të gjitha problematikat.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta