Punonjëset e fasonerisë në Bilisht protestojnë

4 Janar 2023 | 11:43

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme.

Shkak i kësaj proteste ka qenë përgjysmimi i pagave mujore. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.

Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonerive të tjera, se gjithçka do të marrë zgjidhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026