Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’
Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.
Ndërkohë, senatori i partisë “Fratelli D’Italia”, Lucio Milan ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Now” në Euronews Albania, ku ka treguar idetë dhe programin e partisë në pushtet.
Ai tha se nuk u surprizuan nga fitorja, pasi sondazhet kishin nxjerrë një rezultat të tillë.
Intervista me Lucio Milan:
Erla Mëhilli: E prisnit këtë fitore kaq të thellë të koalicionit?
Lucio Milan: Nuk ishim të surprizuar, sepse sondazhet na dhanë një rezultat. Kemi një përgjegjësi shumë të madhe që kemi në dorë drejtimin e Italisë.
Erla Mëhilli: Kush po e sjellë të djathtën në pushtet?
Lucio Milan: Ishin qytetarët që zgjodhën se kush do e drejtojë Italinë në këtë kohë. E zgjodhi populli dhe nuk e zgjodhi as strategjia e njërës, as strategjia e tjetrës. Ky rezultat surprizon për vetë faktin se ky koalicion siç është tani është zgjedhur dhe ka udhëhequr dhe në vitin 2001, 2008 me të vetmen diferencë që partia që ishte në krye të aleancës nuk ishte me e djathtë se të tjerat.
Erla Mëhilli: Në krye të qeverisë një neofashiste?
Lucio Milan: Është një definecion i gabuar që është neofashiste. Fashizmi ka rënë në mënyrë definitive. Fakti që këto kritika vijnë nga partia që rrjedh nga komunizmi, që është financuar nga unioni sovjetik, kjo është ironike. Kjo parti mbron të gjitha liritë dhe të drejtat që parashikon Kushtetuta e tanishme e Italisë.
Erla Mëhilli: Deklaratat e Ursula von de Leyen?
Lucio Milan: Deklarata e Von de Leyen, pësoi me kritika jo vetëm nga të djathtët por dhe shumë forca politike të tjera. Pas kritikave ajo bëri një hap mbrapa. Në programet e “Fratelli D’Italia”, është që të ketë bashkëpunim brenda komuniteteve evropiane por edhe brenda Italisë.
Erla Mëhilli: Çfarë do të ndryshojë tek qasja e qeverisë së re ndaj emigrantëve?
Lucio Milan: Për personat që janë emigrantë të rregullt në shtetin italian nuk do të ndryshojë asgjë, madje nëse ndryshon do të ndryshojë në mënyrë pozitive. Do të ndryshojnë për mirë situatat për emigrantët e rregullt. Do të ketë bashkëpunim të fortë më shtetin shqiptar për të mos pasur probleme me emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni kundërshtarin më të madh politik e ka në shtrat
- Zgjedhjet në Itali, koalicioni i krahut të djathtë kryeson në sondazhe
- ‘Sot kemi shkruar historinë’, Giorgia Meloni fiton zgjedhjet në Itali
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani