“Fjalët e fundit të Kadri Roshit. Ka ndërruar jetë në shtëpinë tonë”-rrëfehet mbesa
Emisioni “Profil” këtë javë solli një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit te madh Kadri Roshi në 100 vjetorin e lindjes së tij. Gazetarja Greta Topjana ka intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.
Për herë të parë mbesa e Kadri Roshit foli për marrëdhënien e saj me gjyshin. Ajo mes shumë emocionesh tregoi për marrëdhënien e ngushtë që ka pasur me gjyshin e saj që në fëmijëri.
Xheni tregoi që gjyshi i saj, Kadri Roshi e ka shoqëruar atë në çdo hap dhe është rritur me dashurinë ë tij, ai e çonte në shkollë, i ka mësuar orën për herë te parë, që e shpetonte nga prinderit sa herë i bërtisnin dhe për të ai ishte gjyshi më i mirë në botë! Po ashtu Xheni na tregoi se ajo ngjan shume me gjyshin dhe se ajo ishte mbesa e preferuar dhe ai e kishte debulesë, nuk lejonte askënd t’i bërtiste asaj.
Në rrëfimin e saj për “Profil” Xheni tregoi edhe për momentet e fundit të Kadri Roshit, të cilat i kaloi në shtëpinë e saj duke na rrëfyer edhe cilat ishin fjalët e tij të fundit:
“Unë iki i ngopur, kam marrë çdo gjë nga kjo jetë, kam marrë shumë dashuri!” me këto fjalë janë ndarë familjarët e Kadri Roshit nga ai… Por edhe pse Kadri Roshi është ndarë nga jeta, e mbesa na tregon që për të gjyshi i saj është kudo me veprën që ka lënë pas dhe me njerëzit që e kujtojnë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë