Fjalori i ri i gjuhës shqipe, Shezai Rrokaj: Ja shkronjat që formojnë më shumë fjalë
Profesor, Shezai Rrokaj ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania për të folur rreth fjalorit të ri të madh të gjuhës shqipe. Si zëvendës kryeredaktor i fjalorit, Rrokaj ka zbuluar disa nga detajet që ka vënë re ndërsa punonin për hartimin e fjalori të ri.
“Nga 140 fjalë që ishe në fjalorin e 80-ës, shkoi 3900 fjalë që fillojnë me shkronjën F. unë nga kjo vura re që ne gjuha jonë është shumë e pasur, ndërsa ne jemi shumë të varfër ndaj gjuhës sonë”,-tha Rrokaj.
I pyetur se cilat shkronja kanë krijuar më së shumti fjalë në gjuhën shqipe gjuhëtari u përgjigj:
“Janë karakteristike ato, P-ja, A-ja, M-ja. këto janë shkronjat që marin më shumë vend dhe ka më shumë fjalë në gjuhën shqipe prej tyre”,-tha ai.
Rrokaj tha gjithashtu se si u krijua fjalori i ri i madh i Gjuhës Shqipe
“Ne deri tani ishim mësuar të prodhonim fjalor të tipit të shtypur dhe më pak fjalor të digjitalizuar. Fillimisht ne e nisëm që të prodhonim një fjalor të shtypur. Më pas ideja e Akademisë së Shkencave por edhe e jona ndryshoi dhe ne thamë më mirë t’ua japim në dorë shqiptarëve”,-tha Rrokaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael