Flamujt amerikanë mbushin bulevardin, punimet para ardhjes së Bill Klinton në Tiranë
Gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj raportoi atmosferën këtë të hënë para mbërritjes së Bill Klinton në Tiranë.
Në pjesën ballore të kryeministrisë po vijojnë punimet për vendosjen e flamujve, podiumeve dhe gjithë dekoreve në nder të ish-presidentit amerikan.
Rruga është e mbushur plot me flamuj të SHBA-së, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Klinton është cilësuar si hero dhe miku më i mirë i shqiptarëve, gjë që e bën vizitën e tij shumë të rëndësishme për vendin.
Vizita historike e presidentit të 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të nisë prej orës 19:00 të pasdites së datës 3 korrik.
Në agjendën e vizitës së Klinton në Shqipëri planifikohet që ai të mbërrijë në Tiranë në orën 19:00 dhe do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Në ceremoni, është planifikuar që të ketë pjesëmarrje edhe të qytetarëve të Tiranës.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
Kjo është vizita e parë historike e ish-presidentit Bill Klinton, një nga më të dashurit dhe më të njohurit për shqiptarët për rolin tejet të rëndësishëm që ai pati në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër