Flamur Noka: Rama mban peng logon e PD-së, por do i fitojmë zgjedhjet vendore

27 Shtator 2022 | 13:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se logoja e kësaj force politike po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama, por se ai nuk mund të kontrollojë vullnetin e demokratëve dhe popullit opozitar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noka u shpreh se kandidatët e PD-së dhe opozitës do të kenë një fitore plebishitare në zgjedhjet vendore.

“Ajo që unë mund t’ju them me siguri, është që kandidatët që do dalin nga primaret, janë përfaqësuesit legjitim të demokratëve. Tashmë, çështje e logos dihet qartë, ajo mbahet peng nga Edi Rama. Por Edi Rama mund të mbajë peng nëpërmjet urdhrave të tij, logon, vulën ,por nuk mund të mbajë kurrë peng vullnetin e demokratëve dhe të popullit opozitar.

Atë se kontrollon dot. Zgjedhjet vendore do konfirmojnë qartësisht një fitore plebishitare të kandidatëve tanë. Ne nuk kemi ndëmend të kandidojmë të vetën, ne jemi të sigurt që do të kandidojmë me një koalicion shumë të madh’, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026