Flamurtari fitore me zemër në dorë, kuqezinjtë ia dalin me golin e Atandës në limite

1 Nëntor 2024 | 16:50

Në Vlorë po ëndërrojnë rikthimin në Superligë, e janë rezultatet e Flamurtarit ato të cilat kanë kthyer besimin tek lojtarët, drejtuesit, por edhe tifozët. Kuqezinjtë morën fitoren e 9-të radhazi në Kategorinë e Parë, pasi mposhtën Lushnjës në shifrat 2-1. Një përballje tejet e luftuar që u vulos në limitet e kohës shtesë.

Trashi kaloi vendësit në avantazh, por lushnjarët rikthyen balancat me Kaçanollin 10 minuta nga fundi. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, e vlonjatët do të hidhnin një hap fals, u shfaq Atanda që realizoi në fund, për t’i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës.

Pas ndeshjes, trajneri Agostinelli vlerësoi kundërshtarin për paraqitjen e bërë.

“Është një fitore siç ndodh shpesh në futboll, në minutën e fundit; ndonjëherë të vjen në favor, ndonjëherë në disfavor. Që barazimi ishte rezultati më i drejtë është e para që gjejmë një ekip që na vë kaq në vështirësi; për herë të parë mund të themi se nuk e dominuam ndeshjen dhe vuajtëm. Po, është e drejtë që e rëndësishme janë 3 pikët; me eksperiencën që kam, e kuptova që ishte një ditë jo e mirë sot”, tha Andrea Agostinelli, trajner i Flamurtarit.

Në kampin lagunar ka keqardhje për disfatën.

“Sigurisht që më vjen keq për mënyrën si erdhi ndeshja, sepse kemi bërë një ndeshje fantastike; djemtë duhen përgëzuar, kanë udhëhequr ndeshjen nga fillimi deri në fund”, u shpreh Erion Xhafa, trajner i Lushnjës.

Flamurtari renditet në vendin e parë në klasifikim në Kategorinë e Parë me 27 pikë, 2 më tepër se Vora që është ndjekësja më e afërt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026