Flamurtari shkëlqen ndaj Partizanit në basketboll për femra, fiton 95-75
Duelet mes Flamurtarit dhe Partizanit në kampionati kombëtar për femra në basketboll gjithmonë kanë prodhuar spektakël, shumë pikë të realizuara, por edhe tension. Sfida e së premtes në Vlorë nuk zhgënjeu, një përballje mjaft interesante, në fund e fituar nga vendëset. Perioda e parë u fitua nga kryeqytetaset 19-18, ndërsa në vijim Flamurtari rikuperoi plotësisht duke e mbyllur sfidën 95-75.
Në kampin vlonjat nuk e fshehën lumturinë pas ndeshjes.
“Një ndeshje e vlerësuar në çdo minutë. Një ndeshje e vlerësuar prej gati tri javësh, në një afat të gjatë kohor sepse bëhej fjalë për Partizanin. Bëhet fjalë për këto ekipe që ne kemi rivale. Është fillimi nuk mund të themi por jemi deri tani të sigurt drejt titullit kampion”, thotë Elona Hasanaj, shefja e klubit shumësportësh Flamurtari.
“Jam shumë e lumtur. Ishte një rezultat i merituar pasi kemi punuar shumë gjatë gjithë periudhës së kampionatit. Por edhe këto dy javë kemi bërë një punë shumë të mirë. Mendoj se fryma e ekipit dhe bashkëveprimi solli këtë rezultat”, shprehet Brikena Muçenji, Basketbolliste e Flamurtarit
Te Partizani, kjo humbje nuk i step.
“Flamurtari luajti fortë fizikisht. Kishte disa kontestime të vogla. Por ekipi ynë luajti me oshilacione. Mendoj se do të jemi rivalë deri në fund dhe se çdo ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Nuk besoj se ishte rezultat i drejtë. Aktivizuam vajza te reja. Jemi akoma në njohje të njëri-tjetrit”, thotë Eliverta Bujari, Trajnere e Partizanit.
Me këtë fitore, Flamurtari forcon edhe më tepër pozitat në kampionat.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak