Flamurtarin e “bezdis” terreni, vlonjatët kanë pretendime për fushën e Lushnjës
Gara në Kategorinë e Parë të futbollit vijon të jetë e fortë, sidomos për kreun, ku Vora, Flamurtari dhe Besa synojnë ngjitjen e menjëhershme në elitë.
Secila prej tyre pret ndalesën e kundërshtarit, ndërsa kjo javë rezervon përballjet Besa-Kukësi të shtunën dhe Burreli-Vora, si dhe Lushnja-Flamurtari të dielën.
Vlonjatët kanë pretendime për fushën ku do të luhet ndeshja, dhe burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ata kanë kërkuar që të zhvillohet në një terren tjetër.
Reshjet e shiut në stadiumin “Roza Haxhiu” kanë bërë që terreni të jetë i rënduar dhe me baltë, dhe për këtë arsye, Flamurtari beson se është në disfavor.
Për këtë arsye, vlonjatët kërkojnë që dueli i së dielës të luhet në një terren tjetër, me fushë sintetike, dhe Lushnja e mundëson këtë si qytet.
Aktualisht, nuk ka asnjë ndryshim të vendimit, dhe përballja Lushnja-Flamurtari do të luhet në “Roza Haxhiu” të dielën.
FSHF pritet të vlerësojë gjendjen e fushës nga afër, dhe nëse pretendimet e vlonjatëve konfirmohen, mund të ketë ndryshim të stadiumit. Kjo ka ndodhur edhe në ndeshje të tjera të mëparshme, ku stadiumet nuk kanë qenë në kushte të duhura për të luajtur.
LEXONI GJITHASHTU:
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës





