Flet gazetari grek që erdhi nga Athina për Belerin: Çfarë më bëri përshtypje
GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.
Gazetari grek Kristos Nikolaidis nga SKY TV, i cili ishte në Tiranë për të ndjekur gjyqin ndaj Belerit tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Greqi ka pasur një interesim të madh për këtë çështje.
Kjo pasi sipas tij, pasi shoqëria greke është shumë e interesuar të dijë si trajtohet minoriteti grek në Shqipëri. Ai u shpreh se gjykata nuk paraqiti asnjë nga faktet që media shqiptare ka publikuar lidhur me pretendimet e implikimit të Belerit në blerje votash në Himarë.
“Më bëri shumë përshtypje të madhe se gjykata nuk u kujdes të ruajë prestigjin dhe seriozitetin. Çdo gjykatë përpiqet të bindë shoqërinë që është e paanshme. Të gjithë kemi nevojë për gjykata të sakta. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se gjykata nuk u kujdes për këtë. Nga ato që pashë sot nuk jam i sigurt që kjo gjykatë ka bërë mirë punën e vet. Si gazetar jam marrë shumë me këtë çështje, kam ardhur 4 herë në Himarë të regjistroj fakte dhe ajo që kam kuptuar është se gjykata nuk ka arritur të bindë…Kam lexuar tekste të mediave shqiptare ku shkruani se ekzistojnë dokumente të padisktueshme që evidentojnë se Beleri ka bërë shkelje por këto s’i pamë fare”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë