English

Fletët e votimit për diasporën, gazetari sjell detajet: Kur mbërrijnë tek votuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka nisur këtë të enjte përgatitja e zarfeve me fletët e votimit për votuesit nga diaspora, të cilët do të votojnë për herë të parë në 11 maj me postë.

- Advertisement -

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se si është organizuar puna për përgatitjen e zarfeve. Ai shpjegoi se për përgatitjen e materialeve që do u dërgohen votuesve në emigrim janë ngritur 12 stenda të cilat që përkojnë me numrin e qarqeve që ka Shqipëria dhe me mënyrën se si do të shpërndahen votat që do të vijnë nga diaspora.

“Në këtë ambient, janë të ngritura 12 stenda që përkojnë me numrin e qarqeve që ka Shqipëria dhe me mënyrën se si do të shpërndahen votat që do të vijnë nga diaspora. Pra një votues që voton nga Gjermania e për herë të fundit ka votuar në qarkun e Beratit, vota e tij që vjen nga Berlini, do të shkojë në qarkun e Beratit.

Ajo që është duke ndodhur në këto momente është që merret fleta e votimit, vendoset brenda zarfit A dhe depozitohen në kutitë pranë çdo tavoline. Më pas zarfi A do të vendoset brenda zarfit B dhe zarfi B do të futet brenda zarfit postar që i niset çdo emigranti”,-tha Ardit Hoxha.

Procesi i vulosjes pritet që të mbyllet deri nesër për 245.953 fletë votimi dhe futje tyre në zarfin A që është i njëjtë për të gjithë. Ditët e ardhshme do të vijohet futja e tyre në zarfet B, që janë të personalizuara për çdo votues.

Zarfi B ka të kodifikuar (me barkod që e lexon vetëm KKQZ) emrin e zgjedhësit, shtetin ku jeton dhe qarkun ku shkon vota.

Përgatitja e zarfeve sipas gazetarit Hoxha mendohet të mbarojnë në datën 15-17 prill dhe zarfet mendohet të kenë mbërritur tek votuesit maksimumi në datën 22 prill për Evropën dhe 25 prill për Amerikën apo Azinë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?